PROGRAMI

Programi Mjedisor i Kosovës (PMK) është projekti më i rëndësishëm për zhvillimin e kapaciteteve mjedisore të financuar nga një Donator Ndërkombëtar në Kosovë. PMK synon të mbështesë zhvillimin e kapaciteteve të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Këshillit Ndërministror të Ujërave (KNU), komunat dhe palët e interesit në monitorimin dhe menaxhimin e mjedisit. Më konkretisht, Programi mbështet zhvillimin e kapaciteteve për zbatimin e legjislacionit mjedisor, në përputhje me direktivat e BE-së. Sa i përket mbështetjes për sektorin e ujit, Programi forcon njohurinë e burimeve ujore të Kosovës dhe përmirëson menaxhimin e tyre, duke rritur fleksibilitetin ndaj ndryshimeve mjedisore dhe klimatike. Për mbështetjen e Agjencisë Kosovare të Mbrojtjes së Mjedisit (AKMM) ky program rrit njohuritë dhe mbrojtjen e biodiversitetit dhe përmirëson menaxhimin e zonave të mbrojtura ndërkufitare. Komponentët e Programit janë përcaktuar në mënyrë koherente me prioritetet kombëtare që rrjedhin nga politikat dhe dokumentet strategjike të MMPH-së, botuar në seksionin “DOKUMENTET” të kësaj faqe në internet, përfshirë Strategjinë e Mjedisit të Kosovës (KES) dhe Strategjinë e Biodiversitetit të Kosovës dhe Planin e Veprimit.

KOMPONENTËVE

DOKUMENTET

DHE BURIMET E DOBISHME