2014
-
-
4.10.2018
-
2019
-
Shukurt 2019
Komponenti i parë i PMK-së [K1] koordinohet dhe zbatohet nga Drejtoria e Gjendjes së Mjedisit (DGjM) të Agjencisë Kosovare të Mbrojtjes së Mjedisit (AKMM) me rezultatet e ardhshme të pritshme dhe aktivitetet përkatëse:
1. Zhvillimi i Setit Kryesor të Treguesve (SKT) dhe treguesve të tjerë mjedisorë. Detyrat e ndërlidhura janë:
• Kryerja e një analize institucionale/organizative dhe analizës së mangësive të kapaciteteve të AKMM-së.
• Ofrimi i rekomandimeve se si të adresohen mangësitë dhe boshllëqet në mënyrë që të përmirësohet kapaciteti i AKMM-së për monitorimin dhe raportimin e treguesve mjedisor. Në rast se vlerësimi institucional, rekomandimet e tilla përfshijnë rekrutime shtesë, lehtësimin e mjeteve për mbështetjen e rekrutimit të grave, si pjesë e mbështetjes së përgjithshme të ofruar nga Pjesmarrja dhe Eksperti i Gjinisë (PEGj) në bashkëpunim me Pikat Fokale Gjiniore të MMPH-së.
• Hartimi i një liste të treguesve kryesorë përmes një procesi pjesëmarrës që përfshin stafin e AKMM-së, institucionet e tjera kontribuuese dhe përdoruesit e të dhënave mjedisore, të cilat i konsiderojnë kërkesat kombëtare si dhe ato të EEA/EIONET, përfshirë treguesit e ndikimit të ndryshimeve klimatike.
• Zhvillimi i një propozimi për një mekanizëm të përshtatshëm dhe efikas për gjenerimin dhe raportimin e të dhënave përmes një procesi pjesëmarrës që përfshin homologët kombëtarë.
• Organizimi i rreth 5 sesioneve trajnuese për të forcuar kapacitetin e stafit për të llogaritur treguesit e përzgjedhur mjedisor
2. Themelimi i Raportimit në Ueb dhe Sistemit të Informacionit Mjedisor (SIM). Detyrat e ndërlidhura janë:
• Kryerjen e një vlerësimi të nevojës për krijimin e një platforme të bazuar në ueb për raportim.
• Prokurimi dhe konfigurimi i pajisjeve të nevojshme IT, aplikacionet e nevojshme për softuer dhe hardware për të krijuar një sistem informacioni mjedisor.
• Zhvillimi i bazave të të dhënave specifike sektoriale dhe raportimi që përputhet me nevojat e AKMM-së për monitorim, përpunim dhe raportim.
3. Trajnimi i stafit të AKMM (më i aftë) për të monitoruar, vlerësuar dhe raportuar. Detyrat e ndërlidhura janë:
• Përcaktimi dhe kryerja e 10 punëtorive/seminareve dhe sesioneve trajnuese që mbulojnë temat prioritare të identifikuara në lidhje me monitorimin, vlerësimin dhe raportimin e treguesve mjedisor.
• Plani dhe organizimi i dy vizitave studimore mbi temën e monitorimit mjedisor dhe raportimit në vende të tjera Europiane për stafin dhe parlamentarët
4.10.2018
2019
Shukurt 2019