Komponenti 4

  • THEMELIMI I RRJETIT TË MONITORIMIT TË UJËRAVE NËNTOKËSORE: Ky Komponent i katërt i PMK-së [K4] koordinohet dhe zbatohet nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) në kuadër të Agjencisë Kosovare të Mbrojtjes së Mjedisit (AKMM) me rezultatet e ardhshme të pritshme dhe aktivitetet përkatëse::
    1. Pikat e monitorimit të ujërave nëntokësore (puset) rinovohen.
    Detyrat e ndërlidhura janë:

    • Vlerësimi i nevojave për renovimin e puseve ekzistuese.
    • Përgatitja e një dizajni për renovimin e puseve të caktuara për qëllime monitorimi.
    • Prokurimi i një kompanie ndërtimi për renovimin e puseve të caktuara
    • Mbikëqyrja dhe kontrolli i zbatimit të punëve të renovimit/ndërtimit: punime betoni/murator, furnizim me energji elektrike dhe instalime elektrike dhe punime të tjera mekanike

    2. Të dhënat në kohë reale mbi statusin e ujërave nëntokësorë përcillen në qendrën qendrore të IHMK-së.
    Detyrat e ndërlidhura janë:

    • Prokurimi dhe mbikëqyrja e furnizimit, shpërndarjes dhe instalimit të sensorëve të nivelit dhe sensorëve të cilësisë së ujit në 40 puse (20 të rinovuar dhe 20 të shpuara nën komponentën 6 të Programit).
    • Prokurimi dhe mbikëqyrja e furnizimit, shpërndarjes dhe instalimit të teknologjive të komunikimit/transferimit të të dhënave (teknologjia GPRS).
    • Prokurimi i furnizimit dhe shpërndarjes së pajisjeve portative të cilësisë së ujit: konduktometër, pH-metër, metër oksigjeni i tretur, turbidimetër, fotometër, përfshirë reagjente për testimin e klorureve, nitriteve, nitrateve dhe fosfateve.
    • Organizimi i 4 sesioneve trajnuese (sesione teorike dhe praktike) për të rritur njohuritë e stafit përfitues
    • Organizimi i 11 punëtorive, trajnimeve dhe seminareve shtesë, tema që duhet të vendosen në bashkërendim me MMPH
    • Prodhimi i manualeve për funksionimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve dhe dorëzimi tek përfituesit.
    • Përgatitja dhe sigurimi i listave të kontrollit me oraret e përcaktuara qartë (duke përfshirë koston dhe planin e financimit) për mirëmbajtjen dhe servisimin e pajisjeve.

Dokumente të Lidhura