Komponenti 6

HULUMTIMI I UJËRAVE NËNTOKËSORE NË PELLGUN E LUMIT DRINI:
Ky Komponent i gjashtë i PMK-së [K6] koordinohet dhe zbatohet nga Autoriteti Rajonal i Pellgjeve Lumore (ARPL) në kuadër të MMPH-së me rezultatet e ardhshme të pritshme dhe aktivitetet përkatëse:
1. Ndërtimi i 25 puseve, kryerja e testeve të pompimit dhe analizimi i rezultateve.
Detyrat e ndërlidhura janë:

  • Asistencë në hartimin e Termave të Referencës dhe dosjen e tenderit për programin e hulumtimit gjeofizik.
  • Përkufizimi i trupave ujorë në pellgun e lumit Drin ku të bëhet hulumtimit gjeofizik (vendimi i MMPH/DU/IHMK)
  • Koordinimi me MMPH dhe komunat përkatëse për zgjidhjen e të drejtave të qasjes për kryerjen e hulumtimeve gjeofizike
  • Të ndihmojë prokurimin e shërbimeve të hulumtimit gjeofizik.
  • Mbikëqyrja dhe kontrolli i programit të hulumtimit gjeofizik.
  • Analiza e rezultateve të hulumtimeve gjeofizike.
  • Përgatitja e një raporti mbi vendet e propozuara ku do të ndërtohen puset.
  • Asistencë në hartimin e Termave të Referencës dhe dosja e tenderit për programin e provës së shpimit dhe pompimit.
  • Përcaktimi i lokacionit për shpimin e puseve (monitorimit dhe testimit), duke përfshirë studimin gjeodetik për të gjetur puset dhe vizitat në terren
  • Bashkërendimi me MMPH dhe komunat përkatëse për zgjidhjen e të drejtës së qasjes për shpimin e puseve
  • Menaxhimi i Prokurimit të shërbimeve të testimit të puseve dhe pompimit, përgatitja e dosjes së tenderit.
  • Planifikimi, mbikëqyrja dhe kontrolli i programit të testimit të puseve dhe pompimit.
  • Kryerja e analizës hidraulike dhe hidro-gjeologjike të shpimit të puseve dhe të dhënat e testimit të pompimit për të vendosur puse dhe karakteristikat e aquiferit
  • Mbikëqyrja dhe kontrolli i përfundimit të puseve, duke përfshirë raportin përfundimtar të përfundimit të puseve dhe komisionimi

2. Karakterizimi i gjendjes sasiore të Trupave Nëntokësorë (TN) dhe analizimi i kapaciteteve të aquiferit dhe potencialit ujor nëntokësor të Pellgut Lumor të Lumit Drin.
Detyrat e ndërlidhura janë:

  • Përditësimi i programit ekzistues për monitorimin e cilësisë së ujërave nëntokësore.
  • Identifikimi i TN ndërkufitare në PL të Drinit duke përdorur rezultatet e “Karakteristikat e PL Drini – Raport Hidrologjik”.
  • Identifikimi i sistemit të rrjedhjes së TN në Pellgun e Lumit Drini (rimbushja dhe shkarkimi)
  • Zbatimi i një vlerësimi sintezë të kapaciteteve të akuiferit dhe potencialit të ujërave nëntokësore në zonat e studiuara
  • Këshilla për përdorimin e të dhënave të cilësisë së ujërave nëntokësore si referencë për qëllime zhvillimi dhe mbrojtjeje.

3. Karakterizimi i statusit cilësor të Trupave Nëntokësor në Pellgun e Lumit Drin.
Detyrat e ndërlidhura janë:

  • Asistencë në hartimin e Termave të Referencës për kryerjen e testeve të cilësisë së ujit, faturën e sasive për mbledhjen e mostrave dhe testimin
  • Asistencë në përgatitjen e dosjes së tenderit (hartimi dhe përcaktimi i kritereve të përzgjedhjes për tenderuesit) dhe procesi i prokurimit
  • Kryerja e testeve të cilësisë për parametrat standarde të cilësisë (kimike, fizike dhe bakteriologjike) dhe analizimi i gjendjes së ujërave nëntokësore
  • Metodologjitë dhe qasjet në statusin e cilësisë dhe statusin e trendit

4. Forcimi i kapaciteteve të DU/AKMM/IHMK dhe përmirësimi i mostrave, monitorimit dhe mekanizmave.
Detyrat e ndërlidhura janë:

  • Kryerja e trajnimit në punë për të forcuar kapacitetet e personelit të MMPH-së në metodat gjeofizike për eksplorimin e ujërave nëntokësore, identifikimin e lokacioneve të puseve, ndërtimin e puseve, zhvillimin e puseve, testimin e puseve dhe akuifereve, llogaritjen e potencialit të nxjerrjes së akuiferit dhe rimbushjen e akuiferit.
  • Kryerja e trajnimit në vendin e punës për monitorimin e trupave të ujërave nëntokësore: Nr. i stacioneve të monitorimit dhe dendësisë për TN, etj.
  • Shqyrtimi dhe propozimi i ndryshimeve ekzistuese në MMPH dhe krijimi i raportimit.

Dokumente të Lidhura