04.07.2019
ZBATIMI I POLITIKAVE GJINORE DHE BARAZIS NË SEKTORIN MJEDISOR DHE OFRIMI I SHËRBIMEVE TË ASISTENCËS TEKNIKE NË PROGRAM:
Ky Komponent i nëntë Horizontal koordinohet nga Njësia e Lehtësimit të Projektit në kuadër të Departamentit të Mbrojtjes së Mjedisit dhe Departamentit të Ujërave të MMPH-së dhe zbatohet në bashkëpunim të ngushtë me të gjitha Institucionet Përfitues me rezultatet e ardhshme të pritshme dhe aktivitetet përkatëse:
1. Ofrimi i inputeve në kohë, të koordinuara, relevante dhe cilësore të stafit dhe burimeve të tjera.
- Detyrat e ndërlidhura janë:
- Pjesëmarrja në ngritjen e të gjitha strukturave për zbatim siç specifikohet në Seksionin 6 të Dokumentit të Programit.
- Rekrutimi dhe menaxhimi i një Asistenti Administrativ kompetent dhe i gjithanshëm.
- MbështetjE në zbatimin e të gjithë komponentëve të Programit dhe ofrimi i Shërbimeve të Programit siç specifikohet në Dokumentin e Programit, duke përfshirë:
- Ushtrimi i rolit të Sekretarit në Komitetin Drejtues të Programit.
- Koordinimi i inputeve të të gjithë ekspertëve të konsulentëve të AT-së brenda dhe me ndihmën e stafit homolog.
- Adresimi i çështjeve të koherencës dhe lidhjes së programit.
- Sigurimi se perspektivat thelbësore dhe gjithëpërfshirëse konsiderohen në planifikimin dhe zbatimin e komponentëve të detajuar. Kjo do të përfshijë perspektiva të pjesëmarrjes, të drejtave,
- gjinisë dhe fleksibilitetin ndaj ndryshimeve mjedisore dhe klimatike.
- Ofrimi i shërbimeve profesionale të nivelit të programit për përfshirjen e pjesëmarrjes, gjinisë dhe fleksibilitetit, si dhe prokurimin e mallrave dhe shërbimeve.
- Ofrimi i shërbimeve administrative, monitoruese dhe raportuese për programin dhe komponentët e tij.
- Menaxhimi i llogarive të Programit.
- Menaxhimi i procesit të emërimit të ekspertëve individual afatshkurtër në bazë të kërkesës nga komponentët e Programit.
- Përgatitja e një plani të prokurimit në Fazën Fillestare, që do të përditësohet çdo vit.
- Propozimi i ndryshimeve në kornizën e rezultateve tek Komiteti Drejtues.
- Zhvillimi i një Strategjie Dalese së bashku me homologët e MMPH bazuar në zhvillimin e kapaciteteve që zhvillohen sipas Programit.
2. Zbatimi i Politikave Gjinore dhe Barazisë.
- Detyrat e ndërlidhura janë:
- Finalizimi dhe zbatimi i Planit të Veprimit Gjinor
- Përgatitja dhe Zbatimi i Plani i Veprimit të Fleksibilitetit
- Organizimi i 2 punëtorive të palëve të interesuara, një në fazën fillestare dhe një në fazën përfundimtare të komponentit.
- Organizimi i vetëdijes publike dhe fushatave mediatike.
3. Përgatitja dhe Dorëzimi i Dokumenteve Administrative dhe Raporteve të Progresit.
- Detyrat e ndërlidhura janë:
- Grumbullimi i Raporteve Mujore dhe faturat përkatëse dhe finalizimi i faturave 3-mujore dhe raporteve të kontabilitetit
- Përgatitja dhe dorëzimi i Raporteve të Progresit
- Organizimi dhe Zbatimi i Mbledhjeve të Komitetit Drejtues