Një urë efektive midis teorisë dhe praktikës

Një urë efektive midis teorisë dhe praktikës

Një udhëtim studimor është organizuar në Rumani gjatë periudhës 19-23 Nëntor, si pjesë e aktiviteteve të planifikuara nën Komponentën 7 të PMK-së duke synuar të ndihmojnë Autoritetin Rajonal në hartimin e Planit të Menaxhimit të Pellgjeve Lumore për Pellgun e Lumit Drini i Bardhë. Pjesëmarrja e zyrtarëve të lartë dhe ekspertëve nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Autoritetit Rajonal të Pellgjeve Lumore dhe Instituti i Hidro-meteorologjisë shihet si një mekanizëm mbështetës për të rritur njohuritë dhe kompetencat dhe për të lehtësuar dialogun mbi mbi përvojat praktike në lidhje me zbatimin e direktivave dhe politikave të BE-së. Agjenda kishte objektiva specifike të shkëmbimit të përvojave me autoritete të ngjashme në Rumani, të cilat ekspozuan tema interesi për ekspertët pjesëmarrës. Organizimi i udhëtimit studimor shihet si një mundësi e shkëlqyeshme për të ekspozuar ekspertë nga Kosova në koncepte, mjedise të ndryshme dhe duke pasur mundësi për sfidimin e kompetencave ndërkombëtare, tani kur pjesëmarrja në projekte komplekse si Programi Mjedisor i Kosovës dhe përfitimi nga aktivitetet e mësimit eksperimental jashtë vendit mund të sjellë vlera të shtuara për profesionistët në përmbushjen e sfidave që ekzistojnë.