Pas nënshkrimit (17.11.2016) të Marrëveshjes Specifike midis MMPH dhe AS, u identifikua një listë me 414 dokumente që do të prodhohen gjatë periudhës së zbatimit të projektit me ndihmën e ekspertëve të OShK-së. Nga këto 416 dokumente, 105 janë Dokumente Teknike dhe Raporte, 69 janë Raporte/Plane/Dokumente të Progresit, 91 janë Dokumente Administrativë dhe 151 janë dokumente për zbatimin e takimeve dhe aktiviteteve trajnuese (punëtori, udhëtime studimore, konferenca dhe seminare). Procesi për miratimin dhe publikimin e këtyre dokumenteve është kompleks, prandaj, në rast se disa dokumente nuk janë botuar në uebfaqe dhe ato ju duhen urgjentisht, ju lutemi kontaktoni Drejtuesin e Ekipit të Programit (Z. Giuseppe Razza) dhe Koordinatorin e PMK-së (z. Muhamet Malsiu) në mënyrë që të kontrollojë nëse një kopje mund të merret paraprakisht para përfundimit të procesit të kontrollit të cilësisë dhe konsultimit për botimin përfundimtar të tij. Ju lutemi vini re se disa nga dokumentet e pritura janë kapituj të raporteve më gjithëpërfshirëse dhe të përfunduara. Të gjitha punëtoritë dhe materialet e trajnimit do të publikohen në fund të Programit në një raport të vetëm me titull “Programi i Trajnimit të PMK-së”, i cili do të përfshijë edhe vlerësimet e përgjithshme të bëra drejtpërdrejt nga të trajnuarit
Lista e dokumenteve të pritura është paraqitur në vijim: