Uji dhe gjinia: një tryezë e rrumbullakët e organizuar nga KNU

Uji dhe gjinia: një tryezë e rrumbullakët e organizuar nga KNU

Me 09 dhe 10 Tetor, PMK-ja realizoi një tryezë të gjinisë dhe ujit për të analizuar dhe diskutuar rreth çështjeve kryesore të mëposhtme:
• Pse dhe si kanë ndikim dhe përfitim të ndryshëm projektet e ujërave për gjinin mashkullore dhe femërore.
• Gratë, burrat, vajzat dhe djemtë kanë role të ndryshme dhe ndarje të punës, gjithashtu të lidhura me burimet ujore: Komuniteti Prodhues, Riprodhues.
• Pse konsideroni aspektet sociale në ekonomi të zgjuar dhe të drejtat e njeriut.
Ish Ministrja për Ministrinë e Mjedisit, Znj. Albena Retshitaj, ishte folëse përuruese dhe punëtoria u drejtua nga konsulentja Anja Taarup Nordlund nga Grupi i Konsulencës Nordike me mbështetje nga Ulf Färnsveden, PEGj në programin e PMK-së. Punëtoria gjithashtu pati prezantime të jashtme nga Anita Hajredini, nga KRU Prishtina të cilët kanë realizuar një vlerësim gjinor përmes EDGE, dhe nga Vigan Behluli, këshilltar i Bankës Botërore në lidhje me një projekt të ujitjes në Kosovë. Pjesëmarrësit ishin nga Këshilli Ndërministror i Ujërave, nga këshilltarët e Zyrës së Kryeministrit, nga ndërmarrjet e Ujit në Prishtinë nga Ministria e Mjedisit, nga Asambleja Parlamentare për Mjedis, nga Asambleja Parlamentare për Administratë Publike, nga Asambleja Parlamentare për Zhvillim Ekonomik dhe nga Asambleja Parlamentare për të drejtat e njeriut dhe barazinë gjinore. Një përfaqësues nga Agjensia Kombëtare Gjinore e Kosovës po merrte pjesë në takim së bashku me përfaqësues të Donatorëve nga Sida, Banka Botërore dhe bashkëpunimi Gjerman. Tryeza e rrumbullakët u realizua në hotel Sirius, më poshtë keni linqet nga gazetat:

https://www.epokaere.com/kru-prishtina-sh-a-shembull-per-promovimin-e-gruas-ne-pune/

http://www.gazetametro.net/kruprishtina-sh-a-shembull-per-promovimin-e-gruas-ne-pune/
https://telegrafi.com/kru-prishtina-shembull-per-promovimin-e-gruas-ne-pune/